Lajm i mirë: Komuna së shpejti çliron rrugët e Prishtinës nga qentë endacak

Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar se së shpejti rrugët e kryeqendrës do të boshatisen, nga qentë endacak, të cilët janë bërë një kërcënim për qytetarët e Prishtinës.

Brenda një periudhe optimale, do të funksionalizohet qendra e veterinarisë. Kështu ka bërë të ditur Drejtor i Shërbimeve Publike Bekim Brestovci sipas së cilit kjo qendër do të jetë e para dhe e vetmja publike në gjithë territorin e RKS.

“Tani jemi pranë përfundimit të punimeve në strehimoren publike të Kryeqytetit. Kjo strehimore do të ofrojë strehim të përkohshëm për qentë e pastrehë, të cilët më pas do të adoptohen nga personat që shprehin interes dhe plotësojnë kushtet për adoptim. Së shpejti, Kryeqyteti do të jetë pa qen endacak në hapësirat publike”, ka thënë ai. /Kosova.info/

Go to TOP