Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Lajçak takon ambasadorin Hill në Bruksel: Bashkëpunim i shkëlqyer BE-SHBA në dialog

I dërguari special i Bashkimit Evropian në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak, është takuar në Bruksel me ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill.

Teksa ka njoftuar për takimin, Lajçak ka thënë se bashkëpunimi mes BE-së dhe SHBA-së në dialog është i shkëlqyer.
“Është kënaqësi të shohësh Ambasadorin Hill në Bruksel këtë javë! Është gjithmonë e dobishme të shkëmbesh mendimet dhe të planifikosh hapat e ardhshëm. Jam mirënjohës për bashkëpunimin e shkëlqyer BE-SHBA në dialog”, ka shkruar emisari evropian në rrjetin social “X”.
Ndryshe, lidhur me dialogun ambasadori Hill është deklaruar ditë më parë në një intervistë për EuronewsSerbia.

Ai ka thënë se zyrtarët evropianë insistojnë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e jo në njohje reciproke, duke thënë se kjo nuk është në tavolinë.

“Para së gjithash, ajo që është në tryezë, natyrisht, nuk është njohja. Është normalizimi. Edhe unë mendoj se situata duhet të normalizohet. Njerëzit në veri të Kosovës duhet të zgjohen në mëngjes duke e ditur se si do të jetë jeta e tyre. Njerëzit duhet të jenë në gjendje të udhëtojnë kudo që duan. Duhet të ketë mirëkuptim për të gjitha këto çështje”, ka deklaruar Hill.

I pyetur për mesazhet nga vendet kryesore evropiane – Gjermania, Franca dhe Italia, liderët e të cilëve i kanë bërë thirrje Beogradit që të bëjë njohjen de facto të Kosovës, Hill është shprehur se “sigurisht duhet të kihet kujdes për zgjedhjen e fjalëve”, por ka shtuar se SHBA e kupton si kërkesë për normalizim të marrëdhënieve.

Go to TOP