Lajçak dhe Sarrazin takohen në Bruksel, emisari i BE-së zbardh detaje

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, janë takuar sot në Bruksel.

Detaje rreth këtij takimi ka dhënë Lajçak, përmes një postimi në Twitter.
“Më vjen mirë që e takova Manuel Sarrazin në Bruksel sot. Folëm në thellësi rreth aktiviteteve tona të fundit në Ballkanin Perëndimor dhe punën e rëndësishme përpara” , ka shkruar Lajçak.

Go to TOP