Eliminimi i turpshëm nga Maroku, futbollisti i Spanjës paralajmëron tërheqjen nga kombëtarja

Takimi kundër Marokut ka qenë i 17-ti për Sergio Busquets me fanellën e Spanjës në një kampionat botëror. Ai ka barazuar Sergio Ramosi. Por takimi ndaj afrikanëve mund të ketë qenë dhe i fundit për të me fanellën e kampionëve të botës në vitin 2010-të.

Duke folur pas ndeshjes ai ka paralajmëruar tërheqjen nga ekipi kombëtar. Ideja e tij është e qartë: tani është koha për t’i lënë vend të rinjve.
“Po dalim jashtë nga kampionati botëror në formën më të dhimbshme. Të eliminohesh nga penalltitë është diçka që të mbetet peng. Tani nuk është koha të mendojmë për të ardhmen time. Tani ka rëndësi Spanja. Mendoj se kemi një grup mjaft të mirë, kemi shumë të rinj që premtojnë”, ka nënvizuar kapiteni i Spanjës.

Go to TOP