Kylie Jenner shtatzënë për herë të dytë?

Kylie Jenner dhe bashkëshorti i saj Travis Scott janë në pritje të një fëmije të dytë.

Multi-miliarderja 24 vjeçe Kylie e cila tashmë ka një vajzë tre vjeçe që quhet Stormi Webster është sërish shtatzënë dhe kjo është konfirmuar nga burime brenda familjes, shkruan Dailymail, transmeton Klankosova.tv.

Modelja vetë nuk ka pranuar publikisht asnjë lajm për shtatzëni, por është Caitlyn Jenner ajo e cila e dha këtë lajm duke thënë gjatë një eventi se nipi apo mbesa e 19 është rrugës.

Sipas disa lajmeve thuhet se Kylie është në muajt e parë të shtatzënisë, kështu që akoma nuk dihet as gjinia e bebes.

Familja e Kylie Jenner thuhet se janë mahnitur dhe gëzuar shumë nga ky lajm.

Go to TOP