Ky është moti për fundjavë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë fundjavës parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshmme.
Ditën e dielë parashihet që vende-vede të ketë riga shiu dhe fjolla bore.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.
“Në mëngjes për rrethë relievit malor dhe në rrugët me lagështi do të ketë ngrica, kështu që apelohet te ngasesit e makinave që të kenë kujdes të shtuar në trafik.Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet ndër të tjera.
