Ky është deputeti i parë nga Kosova që fiton zgjedhjet në Graz të Austrisë

Në zgjedhjet komunale që u zhvilluan sot në Austri, Arsim Gjergji ka fituar garën për t’u bërë njëri nga 48 antarët e asambleistëve në Graz. Kështu Arsim Gjergji bëhet shqiptari me sukseset më të mëdha në politikën austriake i cili ka garuar ne listën e partisë Socialiste SPÖ.

Kjo garë nuk ishte aspak e lehtë për Gjergjin, pasiqë Graci ka një popullsi prej rreth 300 mijë banorësh dhe është qyteti i dytë më i madh në Austri pas kryeqytetit, Vjenës.

Në kuvendin komunal të Grazit janë 48 ulëse dhe egzistojnë 7 drejtori.

Ky sukses është rezultat i një pune të palodhshme qe vite të tëra ka bërë Gjergji me banorët e Grazit.

Gjergji është edhe një afatist i njohur në qytetin e Gracit, i cili kishte emigruar vite më herët në Austri.

Gjergji ka lindur në Stubëll të Epërme të komunës së Vitisë, dhe është kosovari i parë i cili fiton një ulëse në asamblen e qytetit të Gracit.

Go to TOP