Ky është 39-vjeçari që mbeti i vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbrëmë në Prishtinë (FOTO)

39-vjeçari Kastriot Ramadani, është personi i cili ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga arma e zjarrit mbrëmë në Prishtinë.

Lajmin për vdekjen e njërit prej të plagosurve e ka konfirmuar doktori Shaqir Uka nga Klinika Intensive, i cili tha se bëhet fjalë për një 39-vjeçar.

“Po, ka vdekur një prej personave të plagosur mbrëmë, një 39-vjeçar. Ai ishte nën kujdesin intensiv kishte intervenim kirurgjik por për shkak të lëndimeve të mëdha, fatkeqësisht ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm”, ka thënë Uka.

Në faqen e fshatit Zabel i Ulët është publikuar edhe fotografia e viktimës.

Go to TOP