KV “Peja” niset drejt Turqisë për Kupën Ballkanike

Kampioni i Superligës dhe Kupës së Kosovës në volejboll, KV “Peja”, meshkujt, ka marrë rrugë drejt Turqisë aty ku do garojë për Kupën Ballkanike mes datave 20-21 shtator.

Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK) do të njoftojë me kohë për agjendën e ndeshjeve.

FVK i uron fat dhe përfaqësim sa më dinjitoz Pejës në këtë kompeticion. /Kosova.info/

Go to TOP