Kuvendi planifikon ridizajnimin e sallës plenare, ndahen 50 mijë euro

Në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës janë planifikuar të bëhen disa ndryshime.

Nga buxheti i këtij institucioni tashmë janë ndarë 50 mijë euro për këtë qëllim.

Ndryshimet që janë në plan të kryhen janë punë ndërtimore në sallën e dytë të trajnimeve dhe renovimi i garazhës.

Përpos kësaj, parashihet edhe klimatizimi i hapësirës dhe instalimi i tensioneve të ulëta.

Për detajizim të punimeve që planifikohen në kuadër të këtij renovimi, Kuvendi i Kosovës ka ftuar operatorët ekonomik të interesuar, për vizitë në ndërtesën e Kuvendit.

Hapja e këtij tenderi është planifikuar të bëhet në muajin qershor

Go to TOP