“Kutia e Verdhe” vjen në Prishtinë – Nis zbatimi i rregullit të ri për qarkullimin urban
Për herë të parë në Kosovë, Kryeqyteti ka filluar zbatimin e një forme të avancuar të rregullimit të trafikut të njohur si “Kutia e Verdhe” (Yellow Box Junction). Kjo shenjëzim është vendosur në disa udhëkryqe të ngarkuara të Prishtinës, me qëllim të shmangies së bllokimeve dhe përmirësimit të qarkullimit urban.
Përmes këtij sistemi, shoferët janë të obliguar që të mos hyjnë në zonën e shënuar nëse nuk kanë hapësirë të mjaftueshme për ta përfunduar të gjithë kalimin e udhëkryqit. Po ashtu, ndalimi brenda “Kutitë së Verdhë” ndalohet rreptësishtë, pasi kjo shkakton pengesa të mëdha në trafik.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka quajtur këtë një hap konkret drejt standardeve moderne të menaxhimit të trafikut në qytet. Ai ka bërë thirrje për vetëdijesim të qytetarëve dhe respektim të rregullave të reja.
Shkelësit e këtij rregulli do të përballen me gjobë deri në 80 euro, sipas dispozitave në fuqi për sigurinë rrugore.
Autoritetet kanë paralajmëruar se ky sistem do të zgjerohet edhe në pjesë të tjera të qytetit, si pjesë e strategjisë për të ulur vonesat dhe bllokimet në komunikacion. /Kosova.info/
