Kush janë ish-partnerët e Amber Heard?

Për sa i përket lidhjeve të dashurisë, Amber Heard ka pasur pjesën e saj të ngritjeve dhe uljeve.

Përveç ish-bashkëshortit të saj, Johnny Depp, me të cilin aktualisht është e përfshirë në një betejë ligjore, aktorja ka pasur marrëdhënie me një sërë figurash të profilit të lartë, përfshirë miliarderin Elon Musk dhe kinematografen Bianca Butti.

Amber Heard (Foto: Getty Images)

Më poshtë ua sjellim një listë të të gjitha marrëdhënieve të kaluara të Amber Heard:

Tasya van Ree

Në vitin 2008, Amber Heard filloi të takohej me fotografen Tasya van Ree. Heard ndryshoi ligjërisht mbiemrin e saj në van Ree, sepse romanca ishte shumë intensive.

Pas një sherri në Aeroportin Ndërkombëtar të Seattle-Tacoma në vitin 2009, Heard u arrestua për dhunë në familje kundër fotografes.

Van Dee i tha Us Weekly vite më vonë se incidenti ishte “keqinterpretuar”.

Dyshja u divorcuan në vitin 2012, me Heardin që është kthyer sërish në mbiemrin e vajzërisë.

Johnny Depp

Heard dhe Johnny Depp filluan të takoheshin në vitin 2011 në xhirimet e filmit “Rum Diaries”. Çifti ndërkohë u martuan në vitin 2015.

Ata tani janë në një përballje ligjore për shkak të një shkrimi të Heard të publikuar në 2018 në Washington Post, ku thuhej se ka qenë viktimë e dhunës në familje.

Depp ka mohuar të ketë sulmuar fizikisht Heardin dhe e ka akuzuar atë për dhunë në disa raste.

Amber përfundimisht bëri kërkesë për divorc dhe ata u ndanë në 2016.

Ish-çifti aktualisht është i përfshirë në një padi për shpifje prej 50 milionë dollarësh të ngritur nga Depp kundër Heard.

Amber Heard dhe Johnny Depp (Foto: Getty Images)

Elon Musk

Pavarësisht akuzave se ajo e tradhtoi Depp me Elon Musk ndërsa ishte ende e martuar, Heard këmbëngul se marrëdhënia e saj me miliarderin filloi vetëm pasi divorci i saj nga Depp dhe divorci i Musk nga gruaja e atëhershme, Talulah Riley, u finalizuan të dyja në vitin 2016.

Çifti u nda në gusht të 2017 pas një viti momentesh të ndryshme në Instagram së bashku, por jo për shumë kohë, pasi u ribashkuan në më pak se pesë muaj.

https://twitter.com/LilCrowCawing/status/1519856732725387264?s=20&t=DYErxVLYxFartXYFIB78Fg

Vito Schnabel

Thashethemet se Heard po takohej me Vito Schnabel filluan të qarkullojnë tre muaj pas ndarjes së saj nga Musk.

Ata u ndanë pas më pak se një viti, sipas një burimi në atë kohë për shkak të ‘lidhjes në distancë’.

Andres Muschietti

Në maj të vitit të kaluar, Heard filloi të takohej me regjisorin Andy Muschietti, por marrëdhënia e tyre përfundoi po atë vit. Romanca e tyre e shkurtër nuk është edhe aq e njohur për publikun.

Bianca Butti

Amber në janar të vitit 2020 doli në një lidhje të hapur me kinematografen Bianca Butti. Dyshja u ndanë në dhjetor 2021 pasi kaluan disa muaj larg njëra-tjetrës. Butti ishte duke punuar në Los Angeles në atë kohë, ndërsa Heard po xhironte “Aquaman 2” në Mbretërinë e Bashkuar.

Valentino Lanus

Aktorja e “Aquaman” dhe ylli patën një romancë të qetë në vitin 2006. Lidhja e tyre zgjati rreth 10 muaj, pavarësisht se aktori meksikan ishte tashmë një fytyrë e njohur pasi u shfaq në disa telenovela.

Go to TOP