Kusari-Lila: Radojiçiq pas sulmit të 24 shtatorit në prani të Vuçiqit ka thënë se janë të gatshem për sulm tjetër

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, deklaron se ekziston një video-incizim në të cilin Radoiçiq në prani të presidentit serb Vuçiq është shprehur i gatshëm për një sulm të ri, si ai në Banjska në shtator të vitit të kaluar.

“Ka edhe një video-incizim që tregon kriminelin në arrati Millan Radoiçiç, i cili në prani të Vuçiçit dhe zyrtarëve të tjerë të Listës Serbe, deklaron se ata janë të gatshëm të përgatitur të shkojnë deri në fund, me riaktivizim të një sulmi të njëjtë si ai i 24 shtatorit, duke mos kursyer as jetët e tyre”, tha Kusari Lila në Euronews Albania.

Go to TOP