Kusari-Lila ngushëllon familjen Thaçi për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Në mesazhin e saj, Kusari-Lila theksoi dhimbjen jo vetëm për humbjen fizike, por edhe për ndarjen e detyruar të tij nga i biri, i cili ndodhet në Hagë.
“Ngushëllime familjes Thaçi për humbjen e bashkëshortit, babait dhe gjyshit. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të dhe i qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka shkruar ajo.
Lajmi për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit ka sjellë reagime të shumta dhe mesazhe solidariteti nga figura politike dhe qytetarë të Kosovës. /Kosova.info/
