Jahjaga ngushëllon familjen Thaçi për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shprehur ngushëllimet e saj të sinqerta për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.
“Dhimbshëm lajmi për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babai i Presidentit Hashim Thaçi. U shpreh ngushëllime të përzemërta Presidentit Thaçi dhe mbarë familjes. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!” – ka shkruar Jahjaga.
Haxhi Thaçi ndërroi jetë dje, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar familjare. Ngushëllime të shumta po vijnë nga personalitete të ndryshme të politikës dhe shoqërisë në Kosovë. /Kosova.info/
