Kurti zhvillon takim me Kryeministrin e Grenadës, për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar

Takimet në New York, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i vazhdoi me Kryeministrin e Grenadës, Dickon Mitchell. 

Në këtë bashkëbisedim të parë të tyre, kryeministri Kurti fillimisht shprehu mirënjohjen e Kosovës për qeverinë e Grenadës e cila e kishte njohur shpalljen e pavarësisë 11 vjet më parë pikërisht gjatë Javës së Takimeve të Larta të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Gjatë takimit u shpreh interesimi i përbashkët rreth mundësive që çojnë drejt bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, investimeve të huaja, dhe promovim të turizmit. U diskutua edhe për rolin dhe rëndësinë që diaspora ka për të dy vendet, reformat në arsimin dhe nevojën e lidhjes së arsimit me tregun e punës. Të dy kryeministrat theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në mbështetje të njëra-tjetrës përballë sfidave globale. 

Me qëllim të konkretizimit të këtyre mundësive për bashkëpunim, kryeministri Kurti e ftoi në Kosovë për vizitë një delegacion të nivelit të lartë për të hulumtuar potencialin e fushave me interes të përbashkët. /Kosova.info/

Go to TOP