Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Koshi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti vizitoi për ngushëllime sot familjen Koshi në Prishtinë.

Ai u shprehu familjarëve dhe miqve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit të tyre, Prof. Dr. Neshet Koshi. 

Prof. Dr. Koshi, profesor universitar në Universitetin e Prishtinës, ishte një figurë e shquar dhe e respektuar në fushën e edukimit dhe sportit, me kontribut dhe trashëgimi të çmuar profesionale dhe akademike. /Kosova.info/


Go to TOP