Kurti: Veprat e Abdulah Sidran do të frymëzojnë brezat e ardhshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Sidran, me rastin e vdekjes së shkrimtarit Abdullah Sidran

“E dashur familje Sidran, Me respekt të thellë për personalitetin dhe figurën e Abdullah Sidranit, i prekur dhe i pikëlluar nga largimi i tij, ju drejtohem me fjalët më të sinqerta të ngushëllimit.

Abdullahu juaj i dashur, i nderuar dhe i respektuar ndër breza, la gjurmë të pashlyeshme. Kontributi i tij në kulturën, letërsinë dhe artin boshnjak është i pamatshëm, ndërsa fjalët dhe veprat e tij do të mbeten për të gjithë ne, që patëm privilegjin ta njihnim dhe ta ndiqnim punën e tij”, shkruan Kurt.

Sipas tij, Sidran ishte më shumë se një artist i talentuar; ai ishte shpirti i Sarajevës, një zë që artikulonte të vërtetat e thella të njerëzimit tonë të përbashkët. Veprat e tij, nga “Sahbaza” te “Lotët e nënave të Srebrenicës”, lanë gjurmë të thella në skenën e artit dhe kulturën e Ballkanit dhe më gjerë.

“Biseda jonë e fundit, në të cilën diskutuam politikën, Sarajevën dhe rëndësinë e librave dhe të leximit, do të mbetet në kujtesën time si një dëshmi e përkushtimit të tij të palëkundur ndaj drejtësisë dhe besimit në fuqinë e fjalëve, se ato ndryshojnë botën për mirë. Ishte një bisedë, që konfirmoi admirimin tim për gjenialitetin e tij poetik dhe aftësinë e tij për të ndriçuar skutat e errëta të realitetit tonë përmes vargjeve të tij”, shkruan Kurti tuje në telegramin ngushëllues.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal shpreh ngushëllimet më të thella për ju dhe të gjithë admiruesit e punës së tij. Kujtimi i Abdullah Sidranit do të jetë i gjallë përmes të gjithë juve dhe përmes veprës së tij, e cila do të vazhdojë të frymëzojë brezat e ardhshëm”, shkruan Kurti.

Go to TOP