Kurti uron kryeministrin Albanese: Vendet tona aleate të forta
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar kryeministrin australian, Anthony Albanese, për fitoren e tij të rëndësishme, e cila pasqyron besimin e popullit australian në një qeveri të drejtë dhe progresive.
Përmes një shkrimi në ‘X’, kryeministri Kurti shprehu besimin e tij se dy vendet tona, si aleatë të fortë do të mbeten të përkushtuara për të ndërtuar shoqëri gjithëpërfshirëse dhe dinjitoze.
“Urime të përzemërta kryeministrit Albanese për fitoren e tij të rëndësishme, e cila pasqyron besimin e popullit australian në një qeveri të drejtë dhe progresive. Vendet tona, aleatë të fortë që nga mbështetja e Australisë gjatë luftës sonë për liri, mbeten të përkushtuara së bashku për të ndërtuar shoqëri gjithëpërfshirëse dhe dinjitoze”, ka shkruar Kurti. /Kosova.info/
Heartfelt congratulations to PM @AlboMP on his important victory, which reflects the Australian people’s trust in a just and progressive government. Our countries — strong allies since Australia’s support during our struggle for freedom — remain jointly committed to building…
— Albin Kurti (@albinkurti) May 4, 2025
