Kurti uron Erdoganin: Mezi pres ta thellojmë partneritetin strategjik

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka uruar Recep Tayyip Erdoganin, për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Turqi.

Kurti tha se mezi pret që të thellohet partneriteti strategjik mes Kosovës dhe Turqisë.

Presidenti aktual i Turqisë e mposhti kundërkandidatin e tij Kemal Kilicdaroglu.

Erdogan mori mbi 52 për qind të votave derisa rivali i tij Kilicdaroglu mbi 47 për qind.

Go to TOP