Kurti takohet me Borrellin dhe Lajçakun, flasin për takimin e 27 shkurtit

Në kuadër të Konferencës së Mynihut, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar sot përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell dhe Përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajëák.

“U diskutua për procesin e dialogut dhe propozimin evropian, të iniciuar nga Franca dhe Gjermania dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia. Po ashtu u fol për takimin e radhës në Bruksel të thirrur për 27 shkurt nga Bashkimi Evropian”, thuhet në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit.

Go to TOP