Kurti shpreh ngushëllime pas sulmit tragjik në një shkollë në Graz
Kryeministri i Kosovës, në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas sulmit tragjik me armë zjarri që ndodhi në një shkollë në Graz të Austrisë, duke shprehur ngushëllimet e tij për viktimat dhe solidaritetin me popullin austriak.
Përmes një postimi në platformën X, Kurti theksoi të drejtën e çdo njeriu për siguri dhe një ambient të sigurt për të mësuar, larg frikës dhe kërcënimeve.
“Jemi thellësisht të tronditur nga sulmi tragjik në një shkollë në Graz. Çdokush ka të drejtën themelore për siguri dhe për një ambient ku mund të mësojë pa frikë dhe kërcënim. Në emër të popullit dhe qeverisë së Kosovës, i shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta familjeve të prekura dhe solidaritetin tonë me popullin e Austrisë”, ka shkrua Kurti. /Kosova.info/
We are deeply saddened by the tragic school shooting in Graz. Everyone has the fundamental right to safety and to an environment where they can learn free from fear and threat. On behalf of the people and government of Kosova, I extend our heartfelt condolences to the affected…
— Albin Kurti (@albinkurti) June 10, 2025
