Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirës së përbashkët
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë sot me sloganin për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, të 28 dhjetorit, “Siguri dhe begati. Mos lësho pe!”, duke u bërë thirrje qytetarëve që të këmbëngulin në kërkesën për siguri, zhvillim dhe mirëqenie.
Pas kësaj, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një postim në Facebook, ka shkruar se nuk do të ketë tërheqje nga përpjekjet për ndërtimin e një Republike më të mirë, më të sigurt, më të drejtë dhe më të zhvilluar.
“Nuk do të heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirës së përbashkët. Nuk do të lëshojmë pe nga përpjekja jonë për një Republikë më të mirë, më të sigurt, më të drejtë dhe më të zhvilluar. Le të mos lëshojmë pe së bashku që Kosova të jetë shtet më i begatë për qytetarët e saj, ku përfitojnë të gjithë, pa dallim”, ka shkruar Kurti në Facebook. /Kosova.info/
