Kurti: Serbia po hakmerret ndaj civilëve kosovarë për Këshillin e Evropës

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar për ndalimin e qindra shtetasve të Kosovës që nga orët e mbrëmjes të së martës në pikëkalimet kufitare të Serbisë.

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar për ndalimin e qindra shtetasve të Kosovës që nga orët e mbrëmjes së të martës në pikëkalimet kufitare të Serbisë.

Ai e ka cilësuar këtë veprim si hakmarrje të Serbisë për votimin në Këshill të Evropës.

Mbrëmë, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi pro kërkesës së Kosovës për anëtarësim në këtë institucion.

“Një ditë pas votimit në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Serbia hakmerret ndaj civilëve kosovarë. Që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 shtetas tanë – përfshirë fëmijë – janë ndaluar arbitrarisht në kufij, janë privuar nga ushqimi dhe medikamentet. Shkelje flagrante e të drejtave të njeriut”, ka shkruar Kurti në platformën “X”. /Kosova.info/

Go to TOP