Kurti pyetet për bashkimin e Vjosa Osmanit në LDK: Njerëzit kanë dëshira, por nuk duhet me i ngatërru me faktet

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për bashkimin e Vjosa Osmanit me LDK-në.

Ai tha se populli ia dha VV-së 51%. 

Kurti theksoi se është normale të ketë ambicie politike, por dëshirat nuk duhet të ngatërrohen me faktet.

“Të gjithë që kanë ambicie politike, duan pushtet e kanë vizione ide për të mirën e qytetarëve le të angazhohen, le të punojnë me çka dinë e munden dhe ju dëshiroj sukses. Për këtë gjë nuk vendos asnjë kryetar partie, asnjë pretendent për çfarë do posti, për këtë vendos vetëm populli. Dhe mos harroni qysh ka vendos para katër muajsh. 51 .1 përqind ia dha VV-së dhe iu afruam shumë pranë shifrës 500 mijë vota. Vetëm shikoni rezultatin e 28 dhjetorit, 57 deputetë VV-ja, LDK-PDK-AAK së bashku 43 deputetë. Nuk jemi duke u krahasuar dy parti, por e gjithë opozita me VV-në. Njerëzit kanë dëshira, dhe është normale, por nuk duhet me i ngatërru dëshirat me fakte”, tha Kurti.

“Besoj që qytetarët e kanë kuptuar që çdoherë kur përpiqen t’ia vësh digën një rrjedhe soci-historike e politike siç është VV-ja, do të ketë gjithnjë e më shumë prurje. Sa herë na kanë vënë diga, është rritur prurja”, tha më tutje ai.

Go to TOP