Kurti: Presidenti duhet të jetë figurë unifikuese jashtë skenës politike

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, po shpalos në RTK programin dhe ofertën e tij për zgjedhjet e 7 qershorit. Gjatë intervistës, ai po prezanton zotimet dhe prioritetet kryesore të qeverisjes së ardhshme, duke u ndalur te siguria, ushtria, shëndetësia, arsimi, ekonomia, investimet, energjia, infrastruktura dhe zhvillimi i vendit.

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se presidenti i Kosovës duhet të jetë figurë unifikuese jashtë skenës politike. Ai shtoi se nëse shkohet me një figurë politike, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, sipas tij, ka mbështetje dhe unitet popullor.

Kurti: Askush nuk i ka pasur 80 vota për t’u zgjedhur president i Kosovës

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur për ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke e vlerësuar se ka përfaqësuar mirë Kosovën. Sipas tij, bashkëpunimi në dy vitet e para ka qenë më i mirë se në tre vitet e fundit të mandatit të saj. Ai gjithashtu tha se askush nuk i ka pasur 80 vota për t’u zgjedhur president i Kosovës.

Kurti: “Trepça” është krenari e Kosovës

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se ndërmarrja “Trepça” është krenari e Kosovës. Ai paralajmëroi se do të bëhet skanimi i gjendjes së pasurive të Kosovës, si dhe theksoi se do të shqyrtohen investimet në partneritet publiko-privat.

Kurti: Është e domosdoshme që të prodhojmë municion

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se lufta në Ukrainë ka treguar se është e domosdoshme që Kosova të prodhojë municion dhe se për këtë vendi do të ndërmarrë hapa në këtë drejtim. Ai vlerësoi lart edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke theksuar pjesëmarrjen e saj në trajnime dhe ushtrime në rajon, ku sipas tij ka treguar rezultate të mira.

Kurti: Xhandarmaria do të jetë formacion shtesë

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se xhandarmaria që do të krijohet do të jetë formacion shtesë. Ai u ndal edhe te pensionimi i parakohshëm i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, duke theksuar se gjeneratat më të vjetra kanë përvojë të rëndësishme dhe njohje të gjuhëve sllave, prandaj, sipas tij, janë aset i vlefshëm për Policinë e Kosovës.

Kurti: Xhandarmëria, avancimi në grada dhe pensionimi i parakohshëm për policët në fokus të reformave në polici

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se gjatë mandatit të tij është rritur buxheti i Policisë së Kosovës dhe se në të ardhmen parashihet krijimi i një formacioni të ri të sigurisë, xhandarmërisë.

Ai tha se buxheti i policisë është rritur ndjeshëm gjatë mandatit aktual. “Policia e Kosovës e ka buxhetin e shtuar gjatë mandatit tonë për dy të tretat”, deklaroi Kurti në një intervistë për RTK.

Kurti tha se në kuadër të reformave të sigurisë do të krijohet edhe një strukturë e re.

“Do t’ja bashkëngjisim një formacion të ri që është xhandarmëria”, tha ai, duke sqaruar se ky formacion do të mbulojë detyra që, sipas tij, janë mes policisë dhe ushtrisë.

Ai përmendi ruajtjen e vijës kufitare, mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe luftimin e kontrabandës si detyra të xhandarmërisë.

“Xhandarmëria do të jetë një formacion shtesë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, u shpreh Kurti.

Duke folur për statusin e policëve, ai tha se do të mundësohet avancimi në grada për zyrtarët me përvojë.

“Ata që kanë qëndruar 10 vjet në sistem t’i marrin edhe nga dy grada njëkohësisht”, tha Kurti. Ai përmendi gjithashtu mundësinë e pensionimit të parakohshëm për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

“Duke filluar prej moshës 63-vjeçare drejt moshës 55-vjeçare”, deklaroi ai, duke shtuar se nuk e inkurajon përdorimin e këtij opsioni.

Kurti theksoi rëndësinë e përvojës së policëve më të vjetër në sistem, duke përmendur njohjen e gjuhëve dhe përvojën operative. “Pikërisht ata që janë mbi 55 vjeç… janë ata të cilët e dinë këtë gjuhë”, tha ai, duke iu referuar gjuhëve të rajonit. Ai shtoi se policët me përvojë të gjatë janë një aset i rëndësishëm për sigurinë e vendit.

“Njëherë në Shërbimin Policor të Kosovës, mandej në Policinë e Kosovës, ai është një aset shumë i vlefshëm për mbrojtjen dhe sigurinë”, u shpreh Kurti.

Ai tha se synohet forcimi i kapaciteteve të Policisë së Kosovës përmes pajisjeve dhe njësive të specializuara.

“Njësia e dronëve dhe antidronëve, e kemi policinë definitivisht më të mirë dhe më të aftë”, deklaroi ai.

Kurti: Nuk kam prokuror të preferuar

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se nuk ka prokuror të preferuar për të qenë në krye të Prokurorisë së Shtetit.

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se do të ketë veting në prokurori dhe gjyqësor, si dhe digjitalizim të sistemit gjyqësor.

Kurti: Me ardhjen tonë në pushtet kemi ndalur korrupsionin

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se me ardhjen e tyre në pushtet është ndalur korrupsioni dhe haraçi.

Kurti: Sistemi dual do të krijojë shumë rroga të mira në Kosovë

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se largimi i të rinjve është një kulturë shoqërore që duhet ndryshuar. Ai u shpreh optimist se sistemi dual i arsimit dhe punësimit do të krijojë shumë vende pune dhe rroga të mira në Kosovë. “Unë jam shumë optimist se sistemi dual do të krijojë shumë rroga të mira në Kosovë, p.sh. në Ferizaj një saldues paguhet 2500 euro në muaj”, tha ai.

Kurti: Ka rënie të kontrabandës dhe kriminalitetit

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se gjatë qeverisjes së tij është shënuar rënie e kontrabandës dhe kriminalitetit, duke theksuar se institucionet e rendit dhe sigurisë kanë arritur rezultate të rëndësishme në luftimin e aktiviteteve të paligjshme në vend.

Kurti: Mandati i Byrosë për Sekuestrimin dhe Konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe i vetingut në prokurori edhe në gjyqësor

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti tha se përveç shtimit të kogjenerimit, dhe njëkohësisht shtimit të energjisë prej burimeve të të ripërtëritshme, do të jetë edhe mandati i Byrosë për Sekuestrimin dhe Konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe i vetingut në prokurori edhe në gjyqësor.

“Dua që mandati i ardhshëm të mbahet mend edhe kur është kthyer në vendlindje numri më i madh i bashkatdhetarëve tanë. Pra kemi shumë projekte përpara vetes, përfshirë autostradën e Dukagjinit, përfundimin e asaj me Gjilanin, autostradën e re, Duhël, shtimi Banullë, pastaj gjithashtu edhe këto rrugë, të cilat janë duke u ndërtuar, do të përmbyllen”, tha Kurti.

Duke shtuar se gjatë mandatit ka shtruar mbi 800 km rrugë, prej të cilave rreth 900 km prej edhe shtesë 900 km janë me ndërtim e sipër.

“Shumica dërmuese e tyre afër përfundimit. E prej këtyre mbi 800 km në rrugë, për shembull, rreth 100 km janë në rajonin e Prizrenit, dhe rreth 100 km janë në veri të Kosovës. Infrastruktura për ne, përveç asfalt edhe energji edhe hekurudha, është edhe ujësjellës-kanalizim. Një ndër sfidat kryesore që do ta kemi në mandatin e ardhshëm janë shtrirja e rrjetit të ujësjellësit anë e mbanë Kosovës, por gjithashtu edhe impiantet për ujërat e zeza, për përpunimin e ujërat e zeza. Aty ku ka një fshat të madh ose disa fshatra të vegjël, do t’ua bëjmë një impiant të vogël. Deponitë ilegale të mbeturinave i mbyllim, dhe pastrimi i lumenjve do të jetë prioritet, në veçanti rregullimi i brigjeve dhe i shtretërve të lumenjve”, tha Kurti.

Banka Zhvillimore do të themelohet shumë shpejt

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se Banka Zhvillimore do të themelohet shumë shpejt, duke e cilësuar atë si një mekanizëm të rëndësishëm për mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe financimin e projekteve strategjike në vend.

Kurti: Projektet infrastrukturore kanë pasur tre probleme kryesore, në mandatin e ri premtohen 1 miliard euro investime kapitale

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se vonesat në projektet infrastrukturore kanë ardhur si pasojë e mungesës së planifikimit, problemeve me shpronësimet dhe kapacitetit të ulët të disa operatorëve ekonomikë.

Kurti tha se projektet infrastrukturore shpesh janë nisur pa studime të mjaftueshme paraprake.

“Mungesa e përgatitjes dhe planifikimit për projektet infrastrukturore”, tha ai, duke shtuar se “është problemi i parë që kemi pasur”. Si çështje të dytë, ai përmendi shpronësimet. “Shpronësimet e kurdisura”, deklaroi Kurti, duke shtuar se në disa raste, sipas tij, vendimet janë marrë në dakordime të fshehta lidhur me pronat.

Ndërsa problemin e tretë e lidhi me operatorët ekonomikë. “Disa operatorë ekonomikë, kur i kanë fituar tenderët për ndërtimin e rrugëve, nuk kanë pasur kapacitetin për t’i ndërtuar me dinamikën e punës”, tha ai.

Kurti u shpreh optimist për realizimin e projekteve në mandatin e ardhshëm, duke përmendur edhe ulje të kostove në disa projekte infrastrukturore. Për autostradën në drejtim të Pejës, ai tha se kostoja është ulur ndjeshëm.

“Kjo rruga për Pejë ka qenë dashur të kushtojë 240 milionë euro, ne po e bëjmë gjithçka me 75 milionë euro”, deklaroi Kurti, duke shtuar se kursimin me miliona euro”.

Ai përmendi edhe uljen e kostove të mirëmbajtjes së rrugëve. “Mirëmbajtja e rrugëve përpara ka kushtuar 57 milionë euro… ne kemi përfunduar gjithçka me 38 milionë euro”, tha ai, duke shtuar se “kostoja është zvogëluar për 1/3, e mirëmbajtja është rritur për 1/3”.

Kurti foli edhe për uljen e borxheve ndaj operatorëve ekonomikë, duke thënë se ato janë reduktuar.

Kurti tha se mandati i kaluar ka shënuar rritje të shpenzimeve kapitale dhe paralajmëroi rritje të mëtejshme.

Kurti: Jemi të interesuar për gazifikimin e qymyrit të Kosovës

(E plotësuar) Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se janë shumë të interesuar për përfshirjen e ekspertizës amerikane në sektorin energjetik, duke theksuar se mbështesin gazifikimin e qymyrit të Kosovës.

Go to TOP