Kurti për Blair: Një mik në ditë të vështira është një mik i vërtetë

Kryeministri i vedit, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ish-kryeministri i Britanisë së Madhe gjatë kohës së luftës në Kosovë, Tony Blair. Ai tha se është përjetësisht falënderues për vendosmërinë e Blair dhe përkushtimin e tij për paqe.

Kurti, në një postim në Instagram, shkruan se dhe ndihet i nderuar që Blair është në vendin tonë, në festën e 25-vjetorit të çlirimit

“Një mik në ditë të vështira është një mik i vërtetë. I tillë është kryeministri Blair. Përjetësisht falënderues për vendosmërinë e tij dhe përkushtimin e tij për paqe, që u bë liri e paqe për ne, dhe jashtëzakonisht i nderuar që ta kemi në mesin tonë në festën e përbashkët të 25-vjetorit të çlirimit”, shkruan Kurti në Instagram. /Kosova.info/

Go to TOP