Kurti pas vizitës në veri: Përgatitja e lartë profesionale e policëve, garanci për zbatimin e ligjit dhe për sigurinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka qëndruar në veri të vendit.

Kreu i ekzekutivit ka publikuar një video në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ku ka treguar se ai së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë vizituar njësitet e Policisë së Kosovës në lagjen “Kroi i Vitakut”.

“Bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe zëvendësin e tij, Blerim Gashani, vizituam njësitet tona te Kroi i Vitakut. Përgatitja e lartë profesionale është garanci për zbatimin e ligjit dhe për sigurinë si e mirë publike që u ofrohet të gjithë qytetarëve pa dallim”, ka shkruar Kurti.

Go to TOP