Kurti në pritjen lamtumirëse për Arnhild Spence: Një partnere e afërt në kohë sfidash globale
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen lamtumirëse të organizuar për Koordinatoren Rezidente të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence.
Në fjalën e tij në këtë ngjarje, kryeministri tha se Arnhild Spence mori drejtimin si Koordinatore në një kohë trazirash globale, me botën që përballej me sfida të shumta, nga pushtimi rus i Ukrainës deri te ndikimi në kostot globale të jetesës dhe krizat energjetike. Ai tha se gjatë gjithë kësaj periudhe, Kosova pati fatin ta kishte Arnhild si një partnere të ngushtë të Qeverisë.
“Edhe falë bashkëpunimit tonë të shkëlqyer, zhvillimi i vendit tonë jo vetëm që vazhdoi në trajektoren e duhur, por edhe ka lulëzuar përkundër këtyre sfidave. Ky progres i jashtëzakonshëm vazhdon të konfirmohet në të dhënat e fundit, të cilat tregojnë se në tremujorin e parë të vitit 2025, ekonomia e Kosovës u rrit me një normë vjetore prej 3.6%”, tha kryeministri Kurti.
Në vijim kryeministri Kurti vlerësoi lartë mbështetjen e Koordinatores Spence, duke thënë se ajo ka luajtur një rol thelbësor në bashkëpunimin e Qeverisë me ekipin e OKB-së.
Po ashtu, potencoi se të frymëzuar nga përkushtimi juaj, do të vazhdojmë të përparojmë Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe të punojmë drejt një të ardhmeje më të ndritur dhe më shpresëdhënëse për brezat që do të vijnë. /Kosova.info/
