Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të ndajmë të paktën 1 miliard euro për mbrojtje dhe ushtri

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka premtuar 1 miliard euro për mbrojtje dhe ushtri.

Në një postim në Facebook, ai tha se do të ndërtojnë fabrikën e municioneve dhe dronëve ‘Made in Kosova’ dhe do ta nisin programin e rezervës vullnetare.

“Nuk lëshojmë pe për Republikën e sigurt: në mandatin e ardhshëm do të ndajmë të paktën 1 miliard euro për mbrojtje dhe ushtri, do të ndërtojmë fabrikën e municioneve dhe dronëve ‘Made in Kosova’ dhe do ta nisim programin e rezervës vullnetare.”, ka shkruar Kurti.

Go to TOP