Kurti ndan momente nga koncerti me pesë muzikantë në spektrin autik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Autizmit, pesë muzikantë në spektrin autik performuan krah për krah me artistë të tjerë.

Kurti përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale ka ndarë momente nga ky koncert.

Tutje ai ka shkruar se Mendelssohn shkroi këngë pa fjalë, e ky koncert flet më shumë se fjalët.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit, pesë muzikantë në spektrin autik performuan krah për krah me artistë të tjerë, duke ndërtuar së bashku një hapësirë ku muzika u bë gjuhë e përbashkët, e ndjeshme dhe thellësisht njerëzore. Ju ftoj ta shikoni” ka shkruar Kurti në Facebook. /Kosova.info/


Go to TOP