Kurti: Lëvizja lirshëm me leternjoftime mes Kosovës dhe Bosnjës, lajm shumë i gëzueshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur marrëveshjen për lëvizje lirshëm vetëm me leternjoftime në mes të Kosovës dhe Bosnje dhe Hercegovinës.

Kurti, pas përfundimit të Samitit të Procesit të Berlinit, është deklaruar para mediave duke thënë se një marrëveshje e këtillë është një lajm i gëzueshëm.

Meqenëse janë marrëveshje ndërkombëtare tash pason ratifikimi në parlamente veç e veç. Nga prishtina në sarajevë e anasjelltas do të mund të udhëtohet vetëm me leternjoftime, që është një lajm shumë i gëzueshëm. Njëkohësisht, me udhëheqjen rrotative, e cila fillon në Shqipërinë, ne jemi shumë të lumtur që fuqizimi këtij procesi ia dha Gjermania”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, ai ka ripërsëritur se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në BE në fund të këtij viti, duke potencuar se marrëveshja e Stablizim-Asociimit ka shënuar më se gjashtë vite.

I pyetur nëse Procesi i Berlinit e zëvendëson iniciativën e Ballkanit të Hapur, ai ka thënë se Ballkani është evropian dhe nuk është i hapur për autokraci.

“Unë nuk besoj që ka dilema që na nevojiten çfarëdo alternativa të tjera drejt Brukselit, përveç Procesit të Berlinit. Nuk është i hapur Ballkani për autokracitë lindore dhe verilindore. Kur Ballkani është evropian dhe demokratik, natyrisht edhe se është i hapur si duhet dhe me kë duhet”, ka deklaruar ndër të tjera kreu i ekzekutivi

Go to TOP