Kurti: Kosova është mirënjohëse ndaj Japonisë për mbështetjen e vazhdueshme

Gjatë qëndrimit në Vjenë për Forumin Ekonomik të Vjenës, kryeministri i vendit, Albin Kurti, në hapësirat e Ambasadës së Kosovës në Vjenë, takoi ambasadorin jorezident të Japonisë për Kosovë, Ryuta Mizuuchi, me të cilin diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe të Kosovës dhe Japonisë dhe fushat e bashkëpunimit bilateral.

Zyra për informim e Kryeministrit, bën të ditur se Kurt e falënderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë për Kosovën dhe kontributin e rëndësishëm me projekte të shumta që realizohen përmes Agjencisë Zhvillimore JICA në fushën e mjedisit, menaxhimit të mbeturinave e shëndetësisë. /Kosova.info/

Go to TOP