Kurti ka një thirrje për qytetarët përfitues të asistencës sociale dhe nënat vetushqyese

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë thirrje për aplikimin për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje. Ai thotë se kanë mbetur vetëm edhe 4 ditë,

Përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, Kurti thotë se subvencionimi direkt i stufave individuale, kaldajave me biomasë, pompave termike e kondicionerëve efiçientë do t’ju ndihmojë qytetarëve, të tejkalojnë sa më lehtë këtë dimër.

“Ju ftoj veçanërisht juve qytetarë përfitues të asistencës sociale si dhe juve nëna vetushqyese që të aplikoni e përfitoni nga kjo mbështetje e Qeverisë”, shkroi Kurti.

Go to TOP