Kurti ia lë ‘seen’ në Viber gazetarit Mehmetaj, i kërkon numrin e presidentit letonez
Gazetari dhe analisti Lirim Mehmetaj ka bërë një postim të pazakontë në rrjetet sociale, ku pretendon se i ka shkruar Kryeministrit Albin Kurti për t’i kërkuar numrin e Presidentit të Letonisë, por nuk ka marrë përgjigje.
Mehmetaj sugjeron se Kurti mund të ketë qenë i zgjua, duke pritur syfyrin, por megjithatë ka zgjedhur të mos i kthejë mesazhin.
“P.S. Për ata që hamendësojnë se ku e kam gjetur numrin, po iu tregoj se e kam marrë nga ato bisedat e grupit në WhatsApp ku bënin dallavere me tendera”, shkroi ai duke përfshirë edhe një numër telefoni që pretendon se është i Kryeministrit.
“Kthema more”, ka shkruar ai.
Mehmetaj ka thënë se ky është numri i kryeministrit: +383 44 859 234. /Kosova.info/
