Kurti: Gjyqësori shumë efikas kur po vjen puna për vete, por jo edhe për lëndët gjyqësore

Kryeministri Albin Kurti sërish e ka adresuar çështjen e uljes së pagave të sektorit të drejtësisë, dhe bojkotimin që ka nisur nga ana e tyre, duke thënë që akterët e drejtësisë po janë shumë efikasë kur po vjen puna te paga e tyre, por jo edhe te puna e tyre.

“Ne nuk mund të merremi me vendime të cilat i merr Gjyqësori, mirëpo më duhet të konstatoj me keqardhje që kur vjen puna për vetvete po dalin të jenë shumë efikasë për dallim prej lëndëve të panumërta të cilat janë pluhurosur nëpër sirtarët e pallatit të drejtësisë të cilat lëngojnë aty e nuk trajtohen as në kohë e as qysh duhet,” ka thënë Kurti.
“Pra është për të të ardhur keq që efikasitet po dëshmojnë atëherë kur kanë interes vet, interes të ngushtë”.

Këto deklarata, Kurti i dha në HANDIKOS, ku qëndroi për vizitë në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.

Go to TOP