Rasti “Drencia”, Gjykata shpall të pafajshëm Sami Lushtakun dhe të tjerët
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Sami Lushtakut, Ismet Haxhës, Rrustem Rrukollit, Fatmir Mjakut, Rexhep Xhotës, Skender Tahirit, Sheremet Jasharit dhe Bajram Dibranit, lidhur me akuzën për veprat penale “Pjesëmarrja në një grup të organizuar kriminal”, “Pengim i dëshmisë apo procedurës zyrtare” si dhe “Frikësim gjatë procedurës penale”.
Aktgjykimi u shpall të martën nga kryetari i trupit gjykues, Leon Përlaska, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Sipas gjyqtarit, të akuzuarit lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës pasi nuk është vërtetuar se kanë kryer veprat penale që iu viheshin në barrë.
Tetë të akuzuarit ngarkoheshin për veprat penale “Pjesëmarrja në një grup të organizuar kriminal”, “Pengim i dëshmisë apo procedurës zyrtare” si dhe “Frikësim gjatë procedurës penale”.
Ndryshe, në këtë rast gjykimi ka vazhduar për pikën 16, 17 dhe 18 të aktakuzës ndaj Sami Lushtakut, Ismet Haxhës, Rrustem Rrukolli, Fatmir Mjaku, Rexhep Xhota, Skender Tahiri, Sheremet Jashari dhe Bajram Dibrani, për të cilët ishte veçuar procedura.
Në këtë rast, në pikat tjera të aktakuzës ngarkoheshin: Emrush Thaqi, Shemsi Hajrizi, Sami Lushtaku, Sahit Jashari, Ismet Haxha, Mergim Lushtaku, Dardan Geci, Bashkim Dervisholli, Valon Behramaj, Argjent Behramaj, Yll Blakaj, Gzim Ahmeti, Xhevdet Zena, Mervete Hasani-Lushtaku, Agim Ukaj, Ismail Dibrani, Sami Gjoka dhe Nexhib Shatri. Detajet nga aktakuza për këtë pjesë të të akuzuarve, i gjeni: KËTU.
