Hamide Magashi u varros bashkë me foshnjën në bark

Imami i xhamisë së Lipjanit, Vehbi Gajtani, pas ceremonisë ka deklaruar se e ndjera Hamide Magashi, e cila u vra nga ish-bashkëshorti i saj është varrosur bashkë me foshnjën e saj brenda barkut.

“Foshnja nuk është hekur nga barku i saj. Lejohet me u varrosë, pasi që ai nuk ka lindë i gjallë pasi ka vdekë me vdekjen e nënës”, tha Gajtani.
Derisa dheu mbulonte trupin e 35 vjeçares, Hamide Magashi, që pritej të bëhej nënë, e që jetën ua mori me armë Sokol Halili, dhimbjen më të madhe e përjetuan motrat e saj.

Askush nuk mund t’ua lehtësojë atyre dhimbjen derisa humbjen e motrës e vajtojnë me dënesë.

Ndryshe, Sokol Halili, burri që vrau gruan shtatzënë, ka bërë vetëvrasje sot, pasi policia kishte arritur ta lokalizojë vendndodhjen e tij.

Go to TOP