Kurti e Konjufca i shkojnë në ditëlindje Qosjes: Qëndrime e arsyetime të forta si ngaherë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufca, kanë vizituar akademik Rexhep Qojsen në 86-vjetorin e lindjes së tij.

Kurti tha se bashkë me Konjufcën i uruan atij shëndet, gëzime e mbarësi, teksa shtoi se Qosja vazhdon të jetën me qëndrime të forta.

“Vitet kalojnë, por disi jo edhe për Profesor Qosjen: mendje e mprehtë, kujtesë e kthjelltë dhe qëndrime e arsyetime të forta si ngaherë”, ka shkruar Kurti.

Kujtojmë se Qosja është autor i mbi tridhjetë librave me studime për letërsinë dhe kritikë letrare, prozë artistike, tregime, romane dhe drama e publicistikë.

Go to TOP