Kurti: Arkivat janë gardiane të trashëgimisë dokumentare

Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës (AShAK) ka nisur sot, në 74-vjetorin themelimit, edicionin e ri “Java e Arkivit të Hapur”, i cili do të zgjasë deri më 21 mars. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, theksoi se “arkivat janë gardiane të trashëgimisë dokumentare”.

“Kjo lloj trashëgimie është një lloj testament i kulturës dhe kujtesës sonë historike që duhet t’u transmetohet brezave të ardhshëm në gjendjen më të mirë të mundshme”, tha kryeministri Kurti.

Po ashtu, ai tha se “kemi miratuar ligjin e ri për arkivat, pastaj janë miratuar tetë akte nënligore të cilat e bëjnë të zbatueshëm këtë ligj tejet të rëndësishëm”. 

“Kosova është bërë me strategji afatgjatë shtetërore për zhvillimin e arkivave, duke definuar qartë sistemin arkivor 2025-2031. Kemi përmirësim të dukshëm të kushteve të punës së stafit dhe materialeve arkivore”, shtoi Kurti.

Kurse u. d. drejtori ekzekutiv i AShAK-ut, Bislim Bislimi, paraqiti punën që ka bërë në fushën e digjitalizimit në dy vitet e fundit.


Go to TOP