Kur nis rrëzimi i pushtetit?
Shkruan: Enis REÇICA
Jemi në prag të zgjedhjeve lokale, e pak muaj më parë përfunduam zgjedhjet parlamentare. Nga të parat, mbetet të shihen rezultatet, e nga të dytat e pamë rezultatin, dhe jemi duke i parë “efektet”.
Pushtetarët, sa ata qendror, njëjtë edhe ata lokal, dridhen kur u vjen koha me u vlerësu në peshoren e votuesit.
Qe besa, humbja e mbështetjes elektorale, sipas studiuesve politike, Juan Linz dhe Larry Diamond, është një indikator kyç i krizës së regjimit (lexo: pushtetit, partisë), apo tregues i vënies në pikëpyetje të legjitimitetit të tyre.
Por, para se të kapërcehet nëpër votën qytetare, janë disa shenja paraprake që tregojnë se po u vjen fundi pushteteve.
Për shembull, Jürgen Habermas, tek “Sfera publike”, konkludon se mediat dhe rrjetet sociale e krijojnë një “sferë publike kritike” që dëmton autoritetin e pushtetit. Në këtë situatë, kur elita aktuale politike nuk arrin ta kontrolloj më narrativen publike, rreziku për rrëzim rritet.
(𝐴 𝑘𝑎 𝑓𝑖𝑙𝑙𝑢𝑎𝑟 𝑘𝑗𝑜 𝑛𝑒̈ 𝑛𝑖𝑣𝑒𝑙𝑖𝑛 𝑞𝑒𝑛𝑑𝑟𝑜𝑟𝑒̈ 𝑑ℎ𝑒 𝑛𝑒̈ 𝑎𝑡𝑜 𝑘𝑜𝑚𝑢𝑛𝑎𝑙𝑒 – 𝑣𝑙𝑒𝑟𝑒̈𝑠𝑜𝑗𝑒𝑛𝑖 𝑣𝑒𝑡).
E kur në publik, qoftë në rrjete sociale, apo edhe në sheshe përmes protestave, shtohet “mobilizimi kolektiv” pushtetet fillojnë të dridhen. Këtë e argumenton në librin From Mobilization to Revolution, autori Charles Tilly. Ndërsa Theda Skocpol, në States and Social Revolutions thekson rëndësinë e presionit nga poshtë. Meqenëse protestat tek qytetarët tanë janë “diçka e së kaluarës”, në anën tjetër, reagimet në rrjete sociale, mund të gjenerojnë frikë tek partitë.
E kogja e rënd, dhe e frikshme për pushtete është edhe narrative në publik, apo në rrjete sociale, se pushteti është i korruptuar. Këtë fakt e argumenton Robert Klitgaard, sipas të cilit korrupsioni është një indikator i çrregullimit institucional. Kurse, Daron Acemoglu & James Robinson, tek libri Why Nations Fail, theksojnë se institucionet që janë të “ekstraktive” (përfitojnë vetëm elitat) përmbysen më shpejt.
Në disa Komuna po shohim edhe përçarje brenda partish. E kjo është goditje e fort, dhe mundësi e artë për rrëzim pushtetesh. Autorët Vilfredo Pareto dhe Gaetano Mosca, që janë marr me elitat sunduese, theksojnë argumentin se pushteti i këtyre elitave fillon të shembet, në momentet kur ato ndahen apo kur ndonjë pjesëtarë i bashkohet një subjekti tjetër.
Si shenjë dobësimi në kohën aktuale, shihen edhe sanksionet ndërkombëtare, presionet e jashtme. Këtë mendim e shpreh Immanuel Wallerstein e John Mearsheimer.
E më e rënda për pushtetet, mund të shihen momentet kur nuk arrijnë të ofrojnë rend e shërbime. Me këtë qasje “Governance falure” është marr Samuel Huntington. Në këtë pikëpamje qëndron edhe Francis Fukuyama, sipas të cilit kur ka mungesë të një shteti funksional, shtohet destabiliteti.
Dhe në fund fare, kur pushteti nuk është më i perceptuar si legjitim nga populli, ai fillon të lëkundet sipas Max Weber.
𝙏𝙖𝙨𝙝, 𝙖 𝙟𝙖𝙣𝙚̈ 𝙠𝙚̈𝙩𝙤 𝙨𝙝𝙚𝙣𝙟𝙖 𝙣𝙚̈ 𝙣𝙞𝙫𝙚𝙡𝙞𝙣 𝙦𝙚𝙫𝙚𝙧𝙞𝙩𝙖𝙧, 𝙙𝙝𝙚 𝙣𝙚̈ 𝙠𝙤𝙢𝙪𝙣𝙖𝙩 𝙚 𝙟𝙪𝙖𝙟𝙖, 𝙫𝙡𝙚𝙧𝙚̈𝙨𝙤𝙟𝙚𝙣𝙞 𝙫𝙚𝙩..
