“Kur jom”, projekt i ri me klip nga Kastro

“Kur jom” mban titullin kënga më e re e Kastros që është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Projekti është prodhim nga BO Beatz e Ditty Beatz (Shake The Room), derisa masterizimin e ka bërë Avaxus.

Është një rep baladë që pritet të pëlqehet nga fansat e muzikës së Kastros.

Videoja muzikore është xhiruar me regji të Enis Nishori, derisa Drin Bajraktari ka qenë kinematograf.

Kënga e re pason hitin “Choco” që u lansua para një muaji dhe numëron mbi 3.2 milionë shikime në YouTube. 

Go to TOP