Kthehet Nita pas kontrolleve mjekësore për tumorin në gji, këto janë rezultatet

Këngëtarja nga Kosova, Nita Latifi, prej disa ditësh i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Ajo ka qenë më e qetë sa i përket situatave që kanë ndodhur brenda, por që nuk kishte rrëfyer diçka më shumë nga jeta personale.

E në një debat që pati Diola me Luizin, ku ky i fundit tha për ‘Diolën, Nitën dhe Enin’ marrin kot frymë, kjo bëri që të ketë diskutime të mëtejme e po ashtu edhe të mësohet një gjë e re.

327008668_727505605558696_2987737125328599667_n.jpg

“Para 1 viti e gjysmë kam pasur tumor në gji”/ Nita: Kur kam hyrë në shtëpi kam pasur shqetësime

Pas kësaj, artistja shqiptare zbuloi se para një viti e gjysmë është përballur me tumor në gji, por që ka dashur ta mbajë të fshehtë këtë – pasi ndihej mirë.

“Para një viti e gjysmë kam pasur tumor në gji, jam operuar, ka kaluar gjithçka me sukses. Por kur kam hyrë në shtëpi kam pasur disa shqetësime, shtrëngime, disa dhimbje gjatë kohës që kam fjetur gjatë ditës”, u shpreh ajo.

Nita u largua gjithashtu për pak nga shtëpia për të bërë kontrolle dhe nga kjo theksoi se ka ende diçka, por nuk është për t’u shqetësuar.

Go to TOP