Kryeziu: Enver Hasani flet kundër Kosovës nga humbja e relevancës, jo nga shqetësimi
Profesori Kadri Kryeziu ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të fundit të Enver Hasanit duke e cilësuar atë si një figurë të konsumuar të tranzicionit që vazhdon të flasë “zi e terr” për Kosovën, jo për herë të parë dhe jo rastësisht.
Sipas Kryeziut, Hasani është i njëjti person që për vite me radhë është ushqyer nga pushteti informal, nga rrethe të ngushta interesash dhe dallavere politike duke e parë shoqërinë si një turmë naive, ndërsa veten si autoritet të vetëshpallur moral.
“Problemi nuk është se flet. Problemi është se ende mendon se publiku është dele dhe se koha ka mbetur aty ku ai u ndal, në një epokë ku llogaridhënia shmangej me cinizëm,” thekson Kryeziu.
Ai vlerëson se ky është keqkuptimi themelor i Hasanit, pasi Kosova dhe publiku i saj kanë ndryshuar, ndërsa durimi ndaj figurave që ndërtojnë karrierë mbi përçmimin e qytetarëve ka marrë fund.
“Kush flet vazhdimisht kundër vendit të vet, jo nga shqetësimi por nga humbja e relevancës, nuk po bën analizë. Po kërkon rikthim në vëmendje. Dhe ky rikthim nuk vjen më duke nënvlerësuar njerëzit,” përfundon Kryeziu. /Kosova.info/
