Kryetarja Haxhiu priti në takim Shefen e Zyrës së KE-së, Mary Ann Hennessey
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim Shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Mary Ann Hennessey, shkruan Kosova.info.
Në takim u diskutua për zhvillimet politike në vend, bashkëpunimin me institucionet evropiane dhe rëndësinë e avancimit të reformave demokratike dhe të sundimit të ligjit.
Kryetarja Haxhiu theksoi përkushtimin e Kuvendit për forcimin e institucioneve demokratike dhe për thellimin e bashkëpunimit me partnerët evropianë në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.
