Kryeprokurori Isufaj dhe ambasadori i Francës diskutuan për sundimin e ligjit në Kosovë

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z. Blerim Isufaj ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, z. Olivier Guérot. 

Gjatë këtij takimi, Kryeprokurori Isufaj dhe ambasadori francez kanë zhvilluar diskutime të frytshme lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës. 

Konkretisht në këtë takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në mes Prokurorisë Speciale dhe shtetit të Francës, përmes Ambasadës Franceze në Prishtinë, si dhe për mbështetjen e këtij shteti në ruajtën e pavarësisë institucionale. /Kosova.info/


Go to TOP