Bota

Kryeministrja finlandeze në një festë të “shthurur”, qytetarët e kryqëzojnë: Nuk të ka hije

Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin është vënë në epiqendër të kritikave, pasi në rrjetet sociale qarkullon një video, ku udhëheqësja e vendit paraqitet tepër alegro në një festë, teksa në sfond dëgjohen biseda për lëndë narkotike, kokainë.

Me sa duket kryeministrja finlandeze ka qenë duke festuar me miqtë e saj, duke konsumuar pije alkoolike, kërcyer dhe kënduar.

Nga video ajo duket se po shijon momentin me shokët dhe shoqet, por kjo nuk i ka pëlqyer aspak finlandezëve, të cilët e kanë “bombarduar” kryeministren me komente negative në rrjetet sociale.

Sipas tyre një qëndrim i tillë nuk i ka hije kryeministres së vendit.

Kryeministrja është kritikuar edhe më herët për faktin se kalon më shumë kohë se ç’duhet në party dhe klube nate.

Megjithatë mediet vendase raportojnë se nuk është konfirmuar ende koha dhe vendi ku është regjistruar video e kryeministres, e cila tashmë është bërë virale në Finlandë.

“Duket sikur video është realizuar në një apartament privat. Gzetab Iltalehti nuk mundi të kontaktonte kryeministren ose stafin e saj të mërkurën në mbrëmje për të komentuar videot”, shkruan një medie vendase në lidhje me videon.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort