25-vjeçari u qëllua me pistoletë pas konfliktit të çastit në Elbasan, detaje nga vrasja
25-vjeçari Madrit Ulqinaku mbeti i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Elbasanit.
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati i cili raportoi nga vendngjarja tha se autori i dyshuar i krimit, i shpallur në kërkim nga policia, ka përdorur një armë zjarri tip pistoletë për të shtënë ndaj 25-vjeçarit Ulqinaku i cili ka ndërruar jetë menjëherë.
Ngjarja ka rrezikuar edhe kalimtarët e rastit pasi ka ndodhur në një zonë të populluar në një orë kur një numër i konsiderueshëm njerëzit lëviznin ende në rrugë.
Grupi hetimor ka sëkuestruar pamjet e sigurisë të disa bizneseve të zonës, kryesisht bar-kafe, por edhe biznese të tjera si dhe disa disa gëzhoja të armës në vendngjarje.
Burime bëjnë me dije se po hetohet dhe janë pyetur edhe disa persona, dëshmitarë okularë që kanë qenë në vendngjarje.