Kryeministri britanik, Boris Johnson: Ukraina mund dhe duhet ta organizojë Eurovision 2023

Ukraina mund dhe duhet të presë Eurovision Song Contest 2023 tha të shtunën kryeministri britanik, Boris Johnson, pasi organizatorët deklaruan se ishin në bisedime për ta mbajtur atë në Britani për shkak të luftës.

Ndërkohë që sipas traditës, fituesi i Konkursit të jetë nikoqiri i tij vitin e ardhshëm, organizatorët thanë se për shkak të kushteve momentale kanë nisur diskutimet për të mbajtur atë në Britani.

“Sigurisht që do të doja të ishte në këtë vend, por fakti është se ata fituan dhe e meritojnë ta kenë atë dhe besoj se mund ta kenë e se duhet ta kenë atë”, u tha Johnson gazetarëve pas mbërritjes në Britani.

Foto: Getty Images

“Unë besoj se Kyiv ose çdo qytet tjetër i sigurt ukrainas do të ishte një vend fantastik për ta pasur atë”, shtoi ai.

“Është një vit larg, do të jetë mirë deri në momentin kur të vijë gara e Eurovisionit dhe shpresoj që ukrainasit ta bëjnë atë”.

Raportimet e së premtes se Eurovision 2023 duhet të organizohet në Britani të Madhe kanë bërë që njerëzit të zhgënjehen në Kyiv, të cilët kanë kërkuar negociata të mëtejshme.

Eurovision 2023 u tha që të kalonte në Mbretërinë e Bashkuar meqë Ukraina akoma është nën pushtimin rus dhe se i duhen shumë muaj përgatitje deri te festivali.

Fitues të këtij viti në Eurovision ishte grupi Kalush Orchestra, të cilët më vonë shitën edhe trofeun për t’i dalë në ndihmë shtetit të tyre.

Go to TOP