Kritika të ashpra për festivalin e RTK-së, Beqiraj: turp që duhet harruar
Publicistja Naime Beqiraj ka shprehur pakënaqësi të thellë ndaj festivalit muzikor të RTK-së, duke e cilësuar atë si një “turp” që duhet “të harrohet sa më shpejt.”
Sipas saj, festivali u karakterizua nga një skenar pa kreativitet, drejtim të dobët nga moderatorja dhe mungesë të vlerave muzikore në konkurrencë.
Beqiraj shprehu gjithashtu keqardhje për praninë e disa emrave të njohur nga Filarmonia e Kosovës në orkestër dhe skenë, duke sugjeruar se ata nuk e kishin vendin aty. /Kosova.info/
